Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Çfarë bën Basha kur i kërkoni dorëheqjen? E zbulon Grida Duma: Mban shënim emrat, ka nevojë për analizë psikologjike

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë bën Basha kur i kërkoni dorëheqjen? E zbulon

Deputetja  e Partisë Demkratike Grida Duma ka folur mbrëmjen për zhvillimet e fundit politike në PD dhe për faktin se kreu i PD Lulzim Basha nuk pranon që të japë dorëheqjen edhe pse këtë i kanë kërkuar pothuajse të gjithë deputetët demokratë.

Ajo tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se kryedemokrati "i ka djegur të gjithë etapat" dhe duhet të largohet nga drejtimi i PD.

Teksa është pyetur se përse nuk largohet nga drejtimi i partisë, deputetja tha se duhet një analizë psikologjike për këtë rast dhe se Basha mban shënime gjatë mbledhjes se kush i këekon dorëheqjen.

Grida Duma: Nuk është situatë e lehtë, por është situatë që kërkon zgjidhjen. I ka djegur të gjithë etapat Lulzim Basha për të sugjeruar çdo gjë qe ka të bëjë me kreun e PD. Nuk mund të kryesojë më PD-në, sepse PD në 6 mars, na përket të gjithëve të mbajmë përgjegjësinë dhe të bëjmë ringritjen e partisë. Kam marrje fryme për një rezultat që nuk duhej kurrësesi të shkonte në këto minimum. Mbështetja ime e pakushtëzuar për Bashën kishte marrë fund.  Pas një shansi pas 9 shtatorit, nuk mund të tolerohej më.

Ylli Rakipi: Çfarë ju thotë Basha në mbledhje kur ju i kërkoni dorëheqjen? 

Grida Duma: Ndoshta duhet analizë psikologjike profesionale. Nuk ka mundësi që njeriu normal, kur dëgjon që shumicë nuk dëshiron që ai të vijojë, ai të kapet pas fijes së barit.
Në këto mbledhje edhe janë shtrembëruar fjalët. Por, është një tentativë për të zvarritur zgjidhjen që është vetëm një. Cfarë thotë? Ai merr shënim. Kur të gjithë i kërkojnë dorëheqjen, ai merr shënim dhe thotë, filani më thotë jep dorëheqjen.

Ylli Rakipi: Në fund të shënimet nuk ka konkluzion?

Grida Duma: Në fund të shënimeve ajo që ne vëmë re, është se përsëritet i njëjti tekst që është thënë në fillim të mbledhjes. Nëse do të kishte reflektim nga ana e tij më parë dhe po ta kishte aftësinë për reflektim, ndoshta nuk do të ishim këtu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese