Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Çështjet e mëdha kanë dështuar”, revoltohet gazetarja: Se prokurorët kanë hetuar si sytë që t’u pëlcasin

Shkruar nga Newsbomb
Gazetarja Klodiana Lala

Gazetarja Klodiana Lala, e revoltuar shprehet se disa nga çështjet më të bujshme kriminale në vend kanë deshtuar për shkak të hetimeve të dobëta.

Duke e lidhur këtë me kërkesat për deklarimet e pasurisë që OFL i dërgon personave të dyshuar si anëtarë të botës së krimit, Lala tha në emisioni “Opinion” OFL i kërkon ish-kreut të bandës së Durrësit të deklarojë autobotin (e naftës), ndërkohë që të gjithë anëtarët e bandës sot janë të lirë.

“E di pse kanë dështuar çështjet më të mëdha në vend? Sepse prokurorët kanë hetuar si sytë që t’u pëlcasin. Dhe sot pyesin deklaroi apo jo autobotin Luzim Berisha, ndërkohë që 9 persona janë vrarë nga Banda e Durrësit dhe të gjithë anëtarët e bandës janë të lirë”, u shpreh Klodiana Lala.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.