Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Pre
26 °
Sht
27 °
Die
28 °
Hën
26 °
Mar
29 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

“Çështja e FETO-s si parakusht vëllazërie”, Erdogan ia bën të qartë Ramës: Merrni masa të menjëhershme që marrëdhëniet tona të mos errësohen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti turk Erdogan ka bërë një deklaratë të fortë në fjalën e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë, ku është treguar i prerë përsa i përket çështjes së organizatës teroriste FETO, e cila tentoi pak vitye më parë një grusht shteti në Turqi.

Ai u shpreh se anëtarë të kësaj organizate kanë lidhjet e tyre të fshehta dhe strehohen në Shqipëri, ndaj duhen marrë masa të menjëhershme, pasi në të kundërt edhe Shqiëpria do të përsojë të njëjtën gjë si Turqia.

Erdogan tha se çështja e FETOS do të shihet si një parakusht vëllazërie mes dy vendeve, teksa shtoi se Shqipëria duhet të reagojë menjëherë, në mënyrë që marrëdhëniet mes dy vendeve të mos errësohen.

“Në emrin tim, të delegacionit dhe kombit tim, ju përshëndes me ndjenjat më të përzemërta. Jam shumë i lumtur që vizitoj përsëri Shqipërinë me të cilën kemi lidhje të forta historike dhe humane, dhe me këtë rast të jem këtu në Kuvendin e Shqipërisë me juve. Para 3 javësh kemi pritur në Turqi kryeparlamentaren Nikolla. Ne ramë dakord që rritja e kontakteve dhe bashkëpunuimit mes deputetëve tanë të japë kontribut mes vendeve tona. Pas shpalljes së Republikës sëTurqisë në 1923, është bërë një nga marrëveshjet e para mes vendeve tona,e cila quhet marrëveshja e përjetshme e miqësisë dhe bashkëpunimit, zbulon se marrëdhëniet tona janë edhe ndërmjet njerëzve.

Edhe pse ka kufij fizik mes nesh, për ne Shqipëria është fqinji ynë në zemër. Gjurmët e historisë sonë të përbashkët nuk janë vetëm në politikë, por i gjen në ndërtesat e ngurta në Shkodër. Marrëveshjet tona rrënjët i kanë të thella dhe të palëkundura.Me deklaratën e përbashkët politike që nënshkruam gjatë vizitës së kryeministrit Rama në Turqi, ne i kemi ngritur marrëdhëniet tona në nivelin e partneritetit strategjik.

Kur Shqipëria dhe Turqia të bashkojnë duart me lejen e Zotit, nuk do ketë asnjë problem që nuk mund të zgjidhim. Përsa kohë mbrojmë vëllazërinë dhe vendosmërinë tonë, unë besoj se së bashku nuk do të lejojmë askënd të prish këtë panoramë të bukur.

Sigurimi i marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimi rajonal janë ndër prioritetet kryesore të diplomacisë turke.. Organizata e bashkëpunimit e Detit të Zi është një tjetër reformë rajonale ku ne tregojmë solidaritet. Dua të uroj Shqipërinë për anëtarësimin e përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB. Duhet të kemi kënaqësinë të ndajmë përvojat dhe eksperiencat tona.

Të dashur vëllezërit e mi, kombi turk qëndron krah jush. Në kuadër të marrëveshjes së bahskëpunimit që kemi, shumë shpejt edhe vaksinën “Turkovac” që Turqia ka zhvilluar, është e gatshme që ta vërë në dispozicion të vëllezërve shqiptarë. Sot dorëzuam apartamentet e ndërtuara në Laç. Edhe pse gjëra të vogla, këto kanë sjellë mbylljen e plagëve për vëllezërit shqiptarë.

Lufta kundër organizatës terroriste FETO që tentoi një grusht shteti në vendi tonë, e cila masakroi popullin tonë, është një nga ndjeshmëritë tona që i kushtojmë vëmendje të veçantë. Anëtarët e kësaj organizate vazhdojnë të jenë në Shqipëri dhe tregojnë ekzistencën e tyre në fusha të ndryshme. Një mik i vërtetë është ai që nuk heziton të thotë të vërtetën. Çështjen e FETO e shikojmë si një parakusht vëllazërie. Institucionet e lidhura me FETO kanë qarqet e tyre të fshehura në Shqipëri, ndaj ata me të ardhur koha, do të zbulojnë fytyrat e tyre të vërteta.

Sa më shpejt të shpëtoni nga kjo strukturë shumë helmuese, aq më e sigurt do të jetë e ardhmja juaj. Nëse nuk veproni menjëherë në kohë, është e pashmangshme që tentativat e kësaj strukture të përsëriten edhe në Shqipëri. E kemi përjetuar dhe parë shumë këtë organizatë, ku kemi paguar një kosto shumë të rëndë. E kemi si detyrë t’u tregojmë miqve tanë që mos të kenë të njëjtin fat që përjetuam më parë. Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme dhe të mos lejojë që marrëdhëniet tona të errësohen për këtë arsye”, tha Erdogan.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img