Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Social Bomb

"Çështje familjare", Alex Soros publikon foto mes Ramës dhe Lindës nga Parisi

Shkruar nga Newsbomb
"Çështje familjare", Alex Soros publikon foto mes
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda kanë qenë për dy ditë me radhë në Paris, ku kanë marrë pjesë në edicionin e 6-të të Forumit të Paqes. Të pranishëm kanë qenë liderë botërorë e rajonalë, përfaqësues të organizatave të rëndësishme dhe njerëz të biznesit. Mes të pranishmëve ka qenë dhe Alex Soros, djali i filantropit George Soros. "Çështje familjare në Élysée", shkruan Alex Soros krah fotografisë me çiftin kryeministror të Shqipërisë, ndërsa Rama dhe Linda pozojnë të qeshur, gjithashtu. Djali i filantropit hungarezo-amerikan shfaqet shpesh në takime të këtij niveli që lidhen me çështjet botërore, por edhe ato rajonale. Ai është shfaqur shpesh krah kryeministrit Edi Rama dhe liderëve të tjerë të rajonit tonë, kryesisht ata që merrnin pjesë në Ballkanin e Hapur. Forumi i Paqes në Paris është një platformë e krijuar në Mars 2018 që pret çdo vit liderët botërorë dhe krerët e organizatave ndërkombëtare, si dhe liderë nga shoqëria civile dhe sektorë privatë e mijëra individë nga e gjithë bota, për krijimin e formave të veprimit kolektiv. Në një botë që kërkon më shumë veprime kolektive, Forumi i Paqes në Paris është një platformë e hapur për të gjithë liderët që kërkojnë të zhvillojnë koordinim, rregulla dhe kapacitete që u përgjigjen problemeve globale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese