Gjykata e Krujës ka dënuar me një vit shërbim prove Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja.
Vendimin për Rrajën, i cili akuzohet për dhunimin e Xhisiela Malokut dhe pse ai ka mohuar akuzat, e ka dhënë gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, ndërkohë që Prokuroria kërkoi 1 vit burg për Rexhep Rrajën.
Rexhep Rraja u arrestua në 30 shtator pasi ish-oficeri i policisë Emiljano Nuhu denoncoi në media kërcënimet sipas tij nga disa eksponentë të PS për të mbyllur denoncimin e Xhisiela Malokut.
Kjo e fundit ka deklaruar se nuk është dhunuar nga Rraja, por denoncimet për dhunën e ushtruar i kishte bërë në korrik të këtij viti për shkak të xhelozisë.