Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Çështja “TOYOTA YARIS”/ Artan Hoxha: Në karrotrec kanë qenë 7 “Toyota”, prokurori belg kur vjen në Shqipëri kërkon masa të shumta sigurie

Shkruar nga Newsbomb
Çështja “TOYOTA YARIS”/ Artan Hoxha: Në karrotrec

Çështja “Toyota Yaris” është sjellë edhe njëherë në vëmendjen e mediave nga ish-kryueministri Sali Berisha, i cili akuzon kryedemokratin Basha se ka bahskëpunuar me Taulant Ballën për të ndarë 5 milionë eurot që po vinin nga Gjermania.

Akuzat e Berishës vijnë pasi Basha ka qenë i pari që 3 vite më parë në Parlament paralajmëroi se nga Gjermania do të vinte një makinë “Toyota Yaris” me miliona euro brenda, ndërkohë që pak ditë më pas autoritetet shqiptare ndaluan një makinë “Toyota”, brenda të cilës kishte 3.4 milionë euro.

Gazetari Artan Hoxha tregoi mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” se në karrotrecin që po futej në Shqipëri kanë qenë 7 makina tip “Toyota”, 2 prej të cilabve kanë qqenë të modifikuara për të futur para’në Shqipëri. Ai tha se edhe nga Belgjika ka një hetim për këtë çështje, teksa shtoi se prokurori belg ka ardhur 7 herë në Shqipëri dhe ka kërkuar çdo herë masa të shtuara sigurie, për shkak se i kërcënohet jeta.

“Mes karrotrecit, 7 kanë qenë “Toyota”, ku 2 prej tyre kanë qenë të modifikuara për të sjellë para’. Kjo është mënyra që sillen paratë në Shqipëri. Basha tha se makinat do vinin nga Gjermania dhe ka të drejtë, pasi aty janë përshtatur për të sjellë eurot, por dyshohet se kanë ardhur nga Vendet e Ulëta.

Ka një hetim edhe nga Belgjika për këtë çështje, paralelisht me hetimin e hapur në Shqipëri. Prokurori i çështjes ka ardhur 7 herë në Shqipëri, dhe çdo herë kërkon masa të shtuara sigurie. Ai udhëton me eskortë, edhe hotelin ia siguron policia shqiptare. Ndihet i rrezikuar për jetën, edhe pse nuk dihet se nga çfarë mund t’i vijë rreziku”, tha Artan Hoxha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese