Hapësire reklamuese

Politikë

Çështja "Tahiri" diskutohet në Bruksel, si e komentojnë Mogherini dhe Bushati: I jemi përgjigjur prokurorisë për hetimet

Shkruar nga Newsbomb

Në fokusin e konferencës së sotme të përbashkët në Bruksel midis ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe përfaqësueses së BE, Frederica Mogherini ka qenë dhe çështja e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Frederica Mogherini është pyetur nga gazetarët se si e komenton ajo vendimin e parlamentit për mosdhënien e autorizimit për arrestin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

“Siç e thashë dhe vitin e kaluar është që kultivimi i drogës dhe trafikimi duhet të trajtohet me gjithë mbështetjen politike që të ndodhë në mënyrë serioze që autoritetet gjyqësore të bëjnë punën e tyre. Siç jemi në dijeni, agjencitë ligjzbatuese po bashkëpunojnë më vendet anëtare dhe mesa di bashkëpunimi po vazhdon dhe është rregulli i artë të mos komentoj për hetimet që po vazhdojnë, nuk është korrekt që një institucion të komentojë për punën e një gjyqësori, e respektoj e admiroj punën e gjyqësorit për ta vendosur në qendrën e një komenti politik, por ajo që dua të thëm që trafikimi i drogës është prioritetit jetik kryesor për punën përpara, ajo që mund të them është se shoh vendosmëri, duke marrë parasysh bashkëpunimin që kemi mes agjencive ligjzbatuese, sigurisht që duam rezultate të qarta, e them këtë jo se është kusht i BE por i popullit shqiptar dhe është problem që duhet të zgjidhet nga i gjithë vendi”, tha Mogherini.

Ndërsa ministri Bushati i pyetur nga gazetarët se “Komisioneri Hahn ka pritur peshkun e madh të kapet, por asnjë nuk është arrestuar, a do ta bëni ju këtë gjatë muajve në vazhdim?”, ministri është përgjigjur se qeveria ka qenë e gatshme për reformën në drejtësi dhe ka shtuar se rëndësi të veçantë ka dhe buxheti që është miratuar për organet e Vettingut.

“Pata mundësinë të shkëmbeja disa të dhëna dhe raste konkrete në këtë drejtim që flasin për një trajektore pozitive të Shqipërisë, nuk jemi të kënaqur, sigurisht që duhet të kemi raste më shumë, por ne kemi pasur raste si deputet, guvernator i Bankës, bashkiakë të caktuar, nuk janë pak, por kemi marrë vendim të mos krahasohemi më vendet e tjera. Më vjen keq që iu referuat në mënyrë të gabuar intestigimit që bëjnë në prokurorinë e Katanjës, ju them se përgjigja që ka ardhur nga shumica në Shqipëri, ka qenë e qartë dhe pa asnjë ekuivok, jemi përgjigjur prokurorisë për të filluar hetimin ndaj ish ministrit të Brendshëm, dhe Kuvendi ka vendosur për t’i hequr imunitetin, që i ka krijuar mundësi prokurorisë për ta hetuar, për ta vënë në përgjim, për të mos i krijuar mundësi të ikë jashtë vendit dhe për të qenë në dispozicion të hetimeve 24 orë, të keni durim, kemi hapur kapitull shumë të rëndësishëm, prokuroria dhe gjyqësori nuk do jetë levë e politikës, e ka thënë kryeministri Rama disa herë, e përsëris edhe unë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu