Hapësire reklamuese

Sporti

Çështja në CAS, UEFA pezullon përkohësisht efektet e dënimit, Skënderbeu pjesë e shortit të Champions

Shkruar nga Newsbomb

Klubi i Skënderbeut ka njoftuar se UEFA ka vendosur të pezullojë përkohësisht efektet e dënimit të vendimit të Komisionit të Apelit, deri sa Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) të marrë një vendim për këtë çështje.

Korçarët e kanë çuar në CAS vendimin që i pezullon ata 1 vit nga Champions League dhe për këtë arsye dënimi i UEFA-s mbetet pezull. Gjithashtu njoftohet se procesi në CAS do të zhvillohet përmes një procedure të përshpejtuar dhe vendimi pritet të publikohet brenda dative 5 ose 6 korrik. Rrjedhimisht, Skënderbeu do të marrë pjesë në shortin e Champions League, ndërsa Partizani rikthehet në Europa League.

Deklarata e Skënderbeut:

Pas rekursit te paraqitur nga KF Skenderbeu perpara CAS, me date 15 Qershor 2016, UEFA diten e sotme ka pranuar te pezulloje efektet e Vendimit te Komisionit te Apelit date 1 Qeshor 2016. Rrjedhimisht, KF Skenderbeu do te marre pjese ne shortin per Raundin e Dyte Eliminator te Uefa Chamipons League 2016/2017 te dates 20 Qershor ne Nyon. Nga ana tjeter, per te parandaluar cdo konfuzion ne organizimin e aktivitetit, UEFA dhe KF Skenderbeu kane rene dakord qe procesi ne CAS te zhvillohet permes nje procedure te pershpejtuar. Per kete, pritet qe vendimi perfundimtar per pjesemarrjen ne aktivitetet europiane te jepet brenda datave 5 ose 6 Korrik.Per t'u precizuar eshte fakti se KF Skenderbeu nuk eshte konsideruar asnjehere pergjegjes i drejtperdrejte per shkeljet e pretenduara nga UEFA. Vendimi i marre nga Komisioni i Apelit eshte thelbesisht administrativ dhe ka te beje me pranimin ose perjashtimin nga garimi ne kompeticionet europiane. Saktesojme, se ndaj KF Skenderbeut nuk eshte marre ne asnje moment nje vendim disiplinor fajesie, ne te kundert nga cfare eshte perfolur, shkruar e shpifur gjate gjithe kesaj periudhe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu