Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Çështja Gërdeci, sot seanca e radhës për ish-ministrin Mediu

Shkruar nga Newsbomb
Çështja Gërdeci, sot seanca e radhës për

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca e radhë për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për çështjen e Gërdecit.

Bëhet me dije se seanca do të mbahet në orën 9:00. Në seancën e kaluar ish-ministri u shpreh se është i gatshëm për të folur para prokurorëve, por në fund të procesit gjyqësor pasi të merren në pyetje të gjithë dëshmitarët.

Vepra e parë penale për të cilën ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet, është ajo “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

Kujtojmë që shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 mars (e shtunë) 2008, rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona. Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, dha dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë.

Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “…përgjegjësi morale.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese