Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Çështja e Haradinajt anuloi vizitat e Hollande në Tiranë dhe Beograd? Pritet firma për ish-kryeministrin e Kosovës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidentit i Francës, Francois Hollande ka anuluar viziat e parashikuara më 3 mars në Shqipëri dhe Serbi.

Ndonëse për lajmin e bërë publik sot në mbrëmje, fillimisht nga Report Tv, nuk pritet të ketë një reagim zyrtar në Ambasada e Francës deri ditën e nesërme, një gjë është e sigurtë se Hollande nuk anuloi vizitat për shkak të situatës politike nëse vendin e tij, siç ky televizion pretendon, por shkaqet mund të lidhen me çështjen e Ramush Haradinajt.

Franca ka hyrë në fushatë jo-zyrtare zgjedhore ku palët politike do të kërkojnë të zëvendësojnë në krye të Elizesë, Francois Hollande, i cili nuk rikandidon për një mandat të dytë. Ndërkohë, situata politike në vend është shumë e qetë dhe nuk parashikohen probleme në të ardhmen.

Por, vizita e Hollande në Tiranë dhe Beograd u njoftua vetëm një ditë përpara se në Francë të arrestohej ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bazuar në një fletë arresti të Serbisë. Kjo rastësi nuk u komentua në mediat shqiptare për arsye se pritshmëritë ishin që ish-drejtuesi i UÇK do të lirohej dhe ky proces nuk do të zgjaste aq sa realisht ndodhi, raporton Newsbomb.al.

Haradinaj vazhdon të qëndrojë sot në Francë, jashtë qelisë, deri sa të merret një vendim përfundimtar nëse do të pranohet kërkesa serbe për ekstradimin e tij. Afati maksimal që Gjykata franceze të shprehet përfundimisht, pasi të njihet me provat e reja të pretenduara nga serbët, është 14 shkurti, pra më pak se një muaj nga dita kur ishin parashikuar vizitat e Hollande.

Pavarësisht se si do të jetë vendimi i gjykatës, në fund, i takon Ministrit të Drejtësis së Francës që të vendosë firmën përfundimtare nëse Haradinaj do të ekstradohet ose jo në Serbi. Pra, vendimi do të jetë politik.

Nga ky vendim që do të marrë Franca do të ketë një palë të kënaqur dhe një që do e konsiderojë atë si shkelje të rregullave të Interpol apo të vendimit të Gjykatës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.

Në këto kushte, vizita e Hollande në Tiranë dhe Beograd do të ishte e pavend për një nga pritësit, pasi situata do të jetë ende e nxehtë, sidomos nëse vendoset në favor të kërkesës serbe. /Newsbomb.al

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img