Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Çështja e detit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve, Olta Xhaçka sot në Athinë, takim “kokë më kokë” me homologun grek

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Jatshme, Olta Xhaçka, ditën e sotme po zhvillon në Athinë një vizitë zyrtare.

Mësohet se delegacionet kanë nisur bisedimet në orën 08:00 të mëngjesit, ndërsa dy ministrat Nikos Dendias dhe Xhaçka do të kenë mundësi që të bisedojnë gjatë dy orëve që palët do të zhvillojnë takimin.

Sipas njoftimit për shtyp të Ministrisë së Jatshme greke, bëhet me dije se në fokus të bisedimeve do të jenë çështje që preokupojnë marrëdhëniet dypalëshe siç janë tekstet shkollore, çështja e varrezave të të rënëve grekë në luftën e dytë botërore.

Diskutime do të ketë edhe për përshpejtimin e zgjidhjes së detit, proces ky që tashmë palët e kanë dërguar për zgjidhje në gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

Jashtë dialogut mes dy ministrave nuk do të mbeten as çështjet e rajonit si edhe mbështetja greke për rrugën europiane të Shqipërisë.

Më shumë


spot_img









spot_img