Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çështja e detit, Bushati: Greqia kishte dy patate të nxehta në dorë, do ketë zgjidhje për shkak se…

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_392540" align="alignnone" width=""]Ditmir Bushati [/caption]

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati është shprehur i bindur se marrëveshja e detit mes vendit tonë dhe Greqisë mund të ketë një zgjidhje për shkak se po flitet në nivel kryeministrash.  

Në emisionin 'Real Story', Bushati tha se shteti fqinj ka pasur çështje të rënda për diskutim, të cilat i ka konsideruar “patate të nxehta”.

Ndërkohë më tej, Bushati tha se Shqipëria ka luajtur rol në afrimin e Athinës me Shkupin, për shkak se në Maqedoninë e Veriut jetojnë shqiptarë.

“Çështja çame rezulton se është ngritur edhe në nivel kryeministrash edhe më parë. Por, ne për herë të parë e vendosëm në tryezë këtë çështje, me palën greke. Në negociata ngritëm baza besimi. Greqia kishte dy çështje me rëndësi, me ne, por edhe me Shkupin.

Greqia kishte dy patate të nxehta në dorë, mund ta themi në mënyrë figurative. Shqipëria luajti rol në afrimin e Athinës me Shkupin. Kjo ndodh, sepse shqiptarët janë komb shtet-formues në Maqedoninë e Veriut. Çështjet me rëndësi për ne janë diskutuar”,

“Procesi ka shkuar në nivel kryeministri dhe ka vullnet politik për të çuar çështjen përpara. Rama, Tsipras, Samaras kanë qenë në dijeni të çdo hapi që bëhej në proces. Janë shtuar bisedat sy më sy, e kjo besoj do dërgojë drejt zgjidhjeve”, përfundoi Bushati.


Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.