Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çështja 'DOSHI' e arrestimet në Krujë, ambasadorja AMERIKANE del e entuziazmuar para kamerave: Mos u mashtroni nga PROPAGANDA, reforma e drejtësisë do të ndodh, për Doshin do t'iu lajmërojmë (DEKLARATA)

Shkruar nga Newsbomb

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim tha se operacioni i SPAK në Gjykatën e Krujës është një përgjigje për të gjithë që nuk besojnë te Reforma në Drejtësi.

Sipas saj, skeptikët duhet të shohin faktet dhe të mos shpërqendrohen nga propaganda.

Për të gjithë ata që kanë thënë se reforma në drejtësi nuk ka ndodhur. Ka një lajm për ju. Ju inkurajoj që të shikoni të gjitha hapat e SPAK, të gjitha çështjet, duke përfshirë edhe rastin e sotëm në Krujë.

Reforma e drejtësisë nuk është një mrekulli, ajo ndodh hapa pas hapi dhe ne duhet të jemi ata që ta ndihmojmë që të ecë përpara. Është e rëndësishme që ta shtyni veten të shkoni kundër skepticizmit. Fokusohuni në fakte shihni çfarë po bëjnë SPAK. dhe policia. Mos u shpërqendroni nga propaganda",- tha Yuri Kim.

Më pas gazetarët e kanë pyetur nëse ka emra të tjerë deputetësh përveç Tom Doshit, që nuk duhet të kandidojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Ambasadorja tha se pasdite do të bëjë një lajmërim të rëndësishëm.

"Jam në bisedim për një çështje që është shumë e rëndësishme dhe në fund të ditës mund të them diçka edhe për këtë gjë",- përfundoi Kim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.