Tirana
scattered clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
43 %
3.1kmh
40 %
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
23 °
Die
22 °
Hën
20 °
E enjte, 21 Tetor, 2021
spot_img

Çështja Berisha, Lubonja: S’më pëlqeu si e largoi Basha! Rama të rrëzon përmes lobingjeve me amerikanët

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Analisti Fatos Lubonja komenton zhvillimet e fundit politike në vend, influencën e një lideri të pushtetshëm si Edi Rama, dhe përplasjen e madhe në Partinë Demokratike.

Lubonja tha se e shikon me shqetësim se si një lider i pushtetshëm si Rama mund të rrëzojë kundërshtarët, përmes lobingjeve dhe lidhjeve që krijon me SHBA-të.

Sa i përket largimit të Berishës, Lubonja tha se mënyra se si e largoi Lulzim Basha nuk ishte e duhura.

Pjesë nga deklarata e Lubonjës në News24:

Çështja nëse bëhet fjalë për interesa kombëtare apo personale, në këto 30 vite nuk kam parë ndonjë politikan shqiptar të vë para interesit personal atë kombëtar. Çështja nuk është thjesht Berisha, por çdo gjë duhet vendosur në kontekstin e vet. Dhe në këtë kuptim, kritita ime kryesore qëndron në faktin se unë shoh më shumë se dy probleme të mëdha për demokracinë shqiptare, një që ka të bëjë me raportin e amerikanëve me qeverinë, pushtetin.

Një intrigë që mund të të bëjë një lider i pushtetshëm që ka arritur të krijojë lidhje përmes lobingjeve me amerikanët, mundet të të rrëzojë. E dyta, mënyra se si e hoqi Lulzim Basha nuk është mënyra që do të doja unë. Berisha është përgjegjës për shumëçka që ka ndodhur në Shqipëri, korrupsioni etj. Dhe tani në vend që kjo parti dhe këta njerëz, duke u nisur nga preteksti amerikan, për korrupsionin si rrezik, duhej bërë një analizë për të gjithë këtë korrupsion. Këtu bëhet fjalë për intriga dhe luftë politike, dhe me një të kaluar, por jo me luftën kundër korrupsionit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img