Hapësire reklamuese

Politikë

Çështja Beleri, Rama: Jorgo Goro s'mund të qëndrojë më në detyrë si kryetar i Himarës

Shkruar nga Newsbomb
Çështja Beleri, Rama: Jorgo Goro s'mund të

Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë ka reaguar në lidhje me vendimin e GJKKO për mosdhënien e lejes për betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

E teksa shkuan se vendimi i GJKKO është korrekt ligjor, ai u shpreh që të zgjidhet ngërçi ligjor që i referohet edhe GJKKO duket që Jorgo Goro, kryebashkiaku ende në zyrë, i cili nuk ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, duket të ndërpresë qëndrimi në detyre, pasi është kandidat humbës.

“Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës”, shkruan Rama në postin e tij.

Kujtojmë që zgjedhjet në Himarë i fitoi Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për shit-blerke votash, ndërsa bashkinë e drejton Jorgo Goro i PS, i cili humbi zgjedhjet e 14 majit.

Reagimi i plotë i Ramës:

Nga leximi i vendimit të arsyetuar të GJKKO mbi mosdhënien e lejes për betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, shoh të udhës të nënvizoj publikisht sa më poshtë:

  1. Mosdhënia e lejes për betim në kushtet e paraburgimit nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rezulton përfundimisht një qëndrim korrekt ligjor, ashtu sikundër edhe refuzimi i gjykatës speciale ndaj kërkesës është qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm.
  2. Fakti që kryetari i zgjedhur i Himarës mbetet i tillë deri në fund të gjykimit dhe vetëm shpallja me vendim të formës së prerë do të përcaktojë mundësinë e tij për t’u betuar në rast pafajësie apo pamundësinë e tij për të mbetur kryebashkiak në rast fajësie, është po ashtu qartësisht i lexueshëm dhe lehtësisht i kuptueshëm.
  3. Referimi nga ana e GJKKO e ngërçit që krijohet në vazhdimësinë e përkohshme të detyrës nga ana e kandidatit humbës, përderisa faktikisht kryebashkiaku i zgjedhur mbetet në paraburgim, ndërkohë që kryebashkiaku ende në zyrë nuk e ka legjitimitetin për të drejtuar bashkinë në mungesë të fituesit, e bën qartësisht të lexueshme dhe lehtësisht të kuptueshme nevojën e daljes nga ky ngërç përmes ndërprerjes së vazhdimësisë së qëndrimit në detyrë të kandidatit humbës, bazuar në praktikat më të mira europiane për sigurimin e shërbimeve publike në bashkinë e Himarës.

Si përfundim, ky vendim i arsyetuar i GJKKO është një konfirmim i padiskutueshëm ligjor i “çështjes Beleri” si një çështje e drejtësisë, assesi e politikës apo kurrësesi e organeve të qeverisë qendrore. Po ashtu arsyetimi i këtij vendimi krijon një premisë pozitive për adresimin e ngërçit të lartpërmendur.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese