Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gamzent Bardhi, ka publikuar vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar për çështjen “Becchetti”.
Bardhi shprehet se Rama gënjen kur thotë se këto raporte janë konfidenciale dhe të papublikuara, teksa shton se me refuzimin e Komisionit Hetimor, kryeministri i dhuroi biznesmenit italian 120 milionë euro.
Postimi i Gazment Bardhit:
Edi Rama thotë paturpësisht se vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar për Becchetin janë konfidenciale dhe të papublikuara askund. Si gjithmonë, gënjen! Refuzoi ngritjen e komisionit hetimor për 120 milionë euro që i dhuroi biznesmenit italian bazuar mbi mashtrimin e shqiptarëve. Shikoni më poshte vendimet e arbitrazhit për çështjen “Becchetti”.
https://www.investorstatelawguide.com/…/IC-0249-01%20…
https://app.investorstatelawguide.com/…/iDCj2RpYc0M=
Edi Rama nuk ka hallin e konfidencialitetit. Ka thjesht hallin e vet personal. Ai do ta paguajë dëmin, jo shqiptarët!