Është shtyrë për herë të tetë seanca gjyqësore deputetin e Partisë Demokrtaike, Ervin Salianji për çështjen “Babale”.
Bëhet me dije se seanca është shtyrë për shkak se një nga anëtaret e trupit gjykues nuk ka qenë i pranishëm për arsye objektive.
Për këtë arsye seanca që do të mbahej sot në orën 13: 30 nuk do të zhvillohet, ndërsa ende nuk dihet se kur do të zhvillohet seanca e radhës.
Njoftimi:
Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se:
Sot me date 30.01.2023 ora 13:30, eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji, etj.
Ju komunikojme se dhe sot per arsye objektive nje nga anetaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishem.
Ne kushtet e mesiperme, seanca gjyqesore nuk do te mund te zhvillohet.
Dita dhe ora e seances se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet.
Mbetet ne vleresimin Tuaj, pjesemarrja ne kete seance.