Hapësire reklamuese

Politikë

"Ç’është ky mor burrë", zbardhen përgjimet e SPAK, Beqaj fliste nga celulari shoferit

Shkruar nga Newsbomb
"Ç’është ky mor burrë", zbardhen

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme edhe në lidhje me disa dyshime për keqpërdorim të fondeve të dhëna nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë. Bëhet fjalë për periudhën kur Beqaj ka qenë në krye të Agjencisë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur si SASPAC.

Nga fragmente të dosjes hetimore që kanë rrjedhur në media, kuptohet se Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj janë të nervozuar teksa bisedojnë për justifikimin e një fature.

Beqaj komunikon me Kurtulajn dhe i thotë të flasë me Gazin për t’u takuar. Gazi është identifikuar si shtetasi Gazmend Prengën, administratori i restorantit "Gzona", pasuri e tërthortë e familjes Beqaj. Kurtulaj dyshohet se ka investuar në këtë restorant, por dyshime ke edhe për ish-ministrin.

Shtetasi Ermal Kurtulaj ka qenë koordinator i projektit "EUSAIR" që menaxhohej nga Agjencia SASPAC e drejtuar nga Ilir Beqaj. Po ahstu, Ermal Kurtulaj ka njohje të hershme me ish-ministrin, që në kohën kur Ilir Beqaj ka qenë ortak i shoqërisë Intech+.

Për të komunikuar mes tyre për bizneset, Ilir Beqaj përdor celularin e shoferit të tij, shtetasit Arben Dani.

“Gjatë hetimeve kanë rezultuar dhe biseda të shtetasit Ilir Beqaj, i cili ka përdorur telefonin e shtetasit Arben Dani, shofer pranë SASPAC, shofer i ish-ministrit, me Ermalin, ku Iliri i kërkon që të lidhet me Gazin nëse është në Tiranë, me qëllim për t’u takuar. Ndërkohë që Gazi rezulton të jetë në Lezhë. Nga analiza e bisedës se parë të dt. 06.12.2023, ku shtetasi Ilir Beqaj i kërkon shtetasit Ermal Kurtulaj të lidhet me “Gazin”, dyshohet se bëhet fjalë pikërisht për shtetasin Gazmend Prenga, administratorin e restorantit X.

Kjo pasi në datën 06.12.2023 rreth orës 23.21 Ermali flet me Gazin ku i kërkon nëse e mban bllokun që mban shënimet tona dhe ai thotë ‘po’ është tek puna dhe nga biseda kuptohet që bëjnë llogari në lidhje me leket që është investuar të paktën nga ana e Ermalit dhe jo vetëm.

Nisur nga kjo bisedë, mbështeten dyshimet se shtetasi Ermal Kurtulaj edhe pse ligjërisht nuk figuron në administrimin e restorantit X, faktikisht ai ka bërë investime atje dhe fakti që referimi bëhet në numrin shumës ngrihen dyshime dhe për interesa të shtetasit Ilir Beqaj në atë restorant. Këto dyshime lindin edhe nga biseda e realizuar në datën. 14.12.2023, 11:33, midis Ermal Kurtulaj nr. x dhe nr. 0X (identifikuar si nr. i shtetasit Arben Dani por ne kete bisede flet shtetasi Ilir Begaj”, thuhet në dosjen hetimore.

PËRGJIMET

A për (Ermalin) dhe B për (Beqaj)

A: Udhëro, alo?

B: Ç’është ky mor burrë aneksi 8?

A: Me ngjon?

B: (Një person tjetër futet ne bisedë: “Po, po”)…

A: Aty, aty e kisha t regjistruar me aneksi 8 un ktë.

B: Po mir po po të them kërkohet i tabelë me investime tani sikur se si ca kërkohet, futja

A: Unë e pash atë dosjen që kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.

B: Ca kërkohet vlla, ti e di ca kërkohet pse ia fut kot?

A: Po mir okej.

B: Tabelën e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejmë se ku është, oferta nuk ka rendesi degjo.

A: Po pra po

B: I thuj nqoftese mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.

A: Nga ora 4 e mbrapa?

B : Po, nëqoftese mundet.

A: Mir, po Gazin?

B: Gazi, pra Gazi po t them.

A: A per Gazin se se dëgjova fjalen prandej mendova, mirë ne rregull atëherë.

B: Tjetri po ashtu.

A: Edhe ai tjeteri po ashtu.

B: Po

A : Mire atëherë okej ne rregull pra

B: Po sido qofte flasim dhe bashkë n’darkë.

A: Ne 4?

B: Po.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese