Hapësire reklamuese

Politikë

Certifikohet edhe Shkodra, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD për përsëritjen e zgjedhjeve, LSI-ja nuk shkoi fare në seancë

Shkruar nga Newsbomb
Certifikohet edhe Shkodra, Kolegji Zgjedhor rrëzon PD për

Në Shkodër nuk ka përsëritje të zgjedhjeve. Kështu ka vendosur pak më parë Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, shkruan newsbomb.al Seanca ka nisur prej paradites së sotme, ndërsa vendimi u dha vetëm pak momente më parë.

Me shumicë votash, gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI për shpalljen si të pavlefshëm të rezultatit për 25 prillin dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Në këtë mënyrë, organi më i lartë për shqyrtimin e ankesave, ka legjitimuar zgjedhjet dhe në një tjetër qark.

Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim kishte paraqitur padinë e saj në Kolegj por sot nuk ka marrë pjesë dhe as nuk ka njoftuar për mospraninë.

Më herët, Kolegji Zgjedhor Gjyqësor ka rrëzuar edhe katër padi për qarqet Gjirokastër, Durrës, Vlorë, Tiranë. Sot, këtyre qarqeve iu bashkohet dhe ai i Shkodrës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu