Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Certifikimi i zgjedhjeve, Ivi Kaso: Në 5 ditët në vijim PD fillon betejën ligjore në KQZ, kemi prova të forta për manipulim të votave

Shkruar nga Newsbomb
Certifikimi i zgjedhjeve, Ivi Kaso: Në 5 ditët në vijim PD fillon

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivo Kaso ka deklaruar mbrëmjen e sotme se PD ka prova të forta për manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit. 

Ai tha në Syri Tv se 5 ditët në vijim do të fillojë beteja ligjore në KQZ, ku kjo forcë politike do të dokumentojë shit-blerjen e votës që sipas tyre ka bërë Partia Socialiste në zgjedhjet parlamentare.

“Sot KQZ ka certifikuar rezultatin paraprak, atë që ka dalë nga tavolinat e zgjedhjes, por ky është vëtëm një certifikim aritmetik. Sot dhe në 5 ditët e vijim fillon momenti juridik ku palët shprehin pretendimet e tyre për procesin. Ne si PD kemi prova të shumta që procesi është shënuar nga parregullsitë që provojnë në një masë të madh deformimin e vullnetin e shqiptarëve.

Kjo nuk vjen në mënyrë të rastësishme, por është një punë e nisur disa muaj më parë.Unë jam sekretar për zgjedhjet, por trysnia e pushtetit është shënuar muaj më parë, që atëhërë janë ngritur sinjalet e alarmit, dhe janë ngritur grupet përkatëse të punës për të monitoruar çdo hallkë të procesit.Ditët në vijim do ju japim shansin t’u trepojmë atyre mosbesuesve, në aksionin ligjor të PD, që gjithë kjo që ka ndodhur nuk është e rastësishme.

Është një detyrim i yni, si partia që kishte ofertën elektorale për ndryshimin dhe përsa i përket pritshmërive të tyre, është detyra jona e parë që të bëjmë transperancë mbi çdo aspect të errët të këtij procesi.  Kur të depozitojmë ankimet dhe provat atëherë do të hidhen dritë mbi shumë aspekte që shqiptarët kanë provuar në kurriz të tyre.Në këto zgjedhje ishte qartësisht Partia Demokratike kundër të gjithë makinerisë së shtetit të vënë në dispozicion të maxhorancës”, u shpreh Ivi Kaso.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll