Hapësire reklamuese

Bota

Çerek-shekull president i Bjellorusisë, Lukashenko e thotë troç: Dorëzoj pushtetin nëse...

Shkruar nga Newsbomb
Alexsander Lukashenko

Miratimi i një kushtetute të re për të reduktuar autoritetin presidencial pritet të shkaktojë kaos në nivelet e pushtetit të lartë bjellorus.  

Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, presidenti, Alexandër Lukashenko do të dorëzojë pushtetin nëse diçka e tillë ndodh.

66-vjeçari i cili e ka udhëhequr Bjellorusinë për më shumë se një çerek shekulli e dha lajmin gjatë një vizite zyrtare në një spital të Minskut.

“Me një kushtetutë të re, unë nuk do të punoja më me ju si president”, tha Lukashenko sipas një transkripti zyrtar.

Ai ka sugjeruar se ajo do të zvogëlojë autoritetin presidencial, me qëllim parandalimin e abuzimit me pushtetin nga një pasardhës presindencial.

Sondazh

Poll