Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
61 %
3.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Celularë dhe aksesorë, arrestohet 53-vjeçari në Fier, transportonte mallra kontrabandë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi është kapur duke transportuar mallra kontrabndë.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi N. G., 53 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Vija e ngjalës” u kap duke transportuar me mjetin e tij tip “Citroen”, disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 98 celularë të markave të ndryshme, një sasi e madhe aksesorësh për celularë si edhe dhe mallra të tjerë të ndryshëm të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Kapet duke transportuar mallra të dyshuara kontrabandë, arrestohet në flagrancë autori.

Sekuestrohen aparate celularë dhe një sasi e konsiderueshme aksesorësh të cilët dyshohen se janë kontrabandë.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në  Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posacme “Shqiponja”, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasit N. G., 53 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Vija e ngjalës” u kap duke transportuar me mjetin e tij tip “Citroen”, disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 98 celularë të markave të ndryshme, një sasi e madhe aksesorësh për celularë si edhe dhe mallra të tjerë të ndryshëm të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Më shumë

spot_img
spot_img