Çelje negociatash me kushte, analisti i njohur: Bundestagu u duk pak arrogant
Shkruar nga Newsbomb
‘’Qëndrimi i Bundestagut dukej një qëndrim pak arrogant, pasi i njeh vetes të drejtën që për të mbledhur konferencën e parë të shohë nëse janë plotësuar dy kriteret apo jo dhe për të përcaktuar afatin dhe datën e mbledhjes së takimit për hapjen e kapitujve, nëse janë plotësuar 7 kriteret e tjera. Unë kuptoj që në besimin apo në bindjen e qytetarit të thjeshtë, ky është sinjal i mirë sepse nga brenda ne nuk jemi në gjendje të ushtrojmë presione për politikën shqiptare që ato të avancojnë në përmbushjen e kritereve që kërkojnë vendet anëtare të Këshillit të Evropës’’, u shpreh Lami.