Hapësire reklamuese

Rajoni

Çelja e negociatave për Shqipërinë dhe RMV, presidenti i Bullgarisë: Ja kur do të japim dritën jeshile

Shkruar nga Newsbomb
Çelja e negociatave për Shqipërinë dhe RMV, presidenti i

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka treguar se kur do të heqin veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në një deklaratë për mediat, Radev, tha se Bullgaria do të pranojë fillimin e procesit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Maqedonisë, atëhere kur të ndryshohet Kushtetuta dhe të regjistrohen bullgarët e Maqedonisë.

 “Nuk mund të bëjë kompromis me përgjegjësinë tonë si demokraci për të ardhmen e BE-së. Nëse për momentin ndonjë nga partnerët tanë nuk është i vetëdijshëm për thellësinë e problemit historik dhe mundësinë e destabilizimit të unionit nga maqedonizmi.

Duhet të integrojmë partnerë, jo probleme dhe kështu të tregojmë besnikërinë tonë ndaj BE-së. Kjo është ajo për të cilën nuk mund të bëj kompromis. Pra, pyetja e madhe që mbetet është se kur Bullgaria do të pranojë të fillojë procesin e negociatave. Gjithmonë kam thënë se duhet të bëhet pasi të ndryshohet Kushtetuta dhe të regjistrohen bullgarët e Maqedonisë”, tha Radev.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së komisionerit të BE Oliver Varhelyi në Shqipëri tha se i kishte komunikuar atij se nëse nuk hapen negociatat në qershor, do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu