Hapësire reklamuese


Politikë

Çelja e negociatave, Bashkimi Europian: Festojmë sot me qytetarët shqiptarë dhe miqtë amerikanë në sheshin Skënderbej

Shkruar nga Newsbomb
Çelja e negociatave, Bashkimi Europian: Festojmë sot me

Një koncert muzikor do të mbahet sot në sheshin Skënderbej në Tiranë, në kuadër të çeljes së negociatave me Bashkimin Europian si dhe 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA.

Bashkimi Europian në Tiranë fton qytetarët të jenë pjesë e këtij eventi, ku drejtues të institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare do të ndajnë mesazhet e tyre për popullin shqiptar.

“Fillimi zyrtar i bisedimeve të anëtarësimit javën e kaluar ishte një moment historik për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Këtë arritje në historinë shqiptare do ta festojmë sonte me qytetarët shqiptarë dhe miqtë tanë amerikanë, në sheshin Skënderbej në Tiranë.

Drejtuesit e institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare do të ndajnë mesazhet e tyre për popullin shqiptar. Gjithashtu, artistët që do të performojnë do të dhurojnë një natë të shkëlqyer! Shihemi atje”, thuhet në mesazhin e zyrës së BE në Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese