Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Celibashi: Vijon procesi i votimit në të gjithë vendin, pezullohet procesi në Lekbibaj komisonerët debat me njëri-tjetrin

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka bërë një përmbledhje në lidhje me procesin e votimit deri më tani.

Ai tha se votimi ka nisur në të gjithë vendin, por që vetëm në një qendër votimi në Lekbibaj, Tropojë është pezulluar votimi për pak minuta për shkak se ka pasur një konflikt mes komisonerëve.

Celibashi tha se pasur në disa qendra probleme me paisjen e identifikimin elektronik, por që kanë gjetur zgjidhje dhe procesi ka vazhduar.
 “Vetëm në 142 qendra votimi procesi i votimit po zhvillohet në mënyrë manuale, ndërsa në të gjithë qendrat e tjera të votimit po bëhet në mënyrë biometrike. E vërteta është se kemi pasur disa problematika, por që deri më tani në varësi të pritshmërisë sonë ka qenë e ulët % e qendrave të votimit ku nuk po zhvillohet identifikimi biometrik

Ka pasur probleme nga informacioni i operatorëve dhe nga  fakti se ka pasur dhe probleme teknike të pajisjes, në raste kur pajisja nuk e printon fletën, procesi i votimit duhet që të vijojë. Kanë qenë më shumë se 5 mijë telefonata në mëngjes, të cilat kanë marrë përgjigje sqaruese në lidhje me problematikat.

Kushda nga komsionerët që do i bëj bisht në rastin më ekstrem me largimin nga detyra do ketë penalitete.  Kështu që operatoreët apo komsionerët  të vazhjojnë të bëjnë detyrën. Pocesi vijon në të gjitah qendrat e votimit, vetëm në Lekbibaj është pezulluar për disa minuta, pas një konflikti që ka pasur me komisonerët,” tha Celibashi ndër të tjera.

Më shumë