Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
35 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Celibashi thirrje partive: Bëni publike burimin e parave, më shumë se 50% prej tyre nuk kanë adresë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat është shprehur se ka ardhur koha që shpenzimet dhe financat e partive në median e shkruar dhe rrjetet sociale të monitorohen.  Celibashi u bëri thirrje partive që të bëjnë publike të gjitha financat e tyre.

Sipas tij partitë politike kanë pak transparencë brenda vetvetes dhe se për më shumë se 51% të partive nuk kanë të dhëna për vendodhjen e tyre. 80 parti sipas Celibashit, nuk kanë marrë pjesë në të paktën 4 zgjedhjet e fundit, ndërsa shton se KQZ duhet të fokusohet te partitë që marrin pjesë në zgjedhje.

albsig

spring

“ Do ketë gjithnjë vend për të diskutuar për raportin e politikës me paranë nuk do të ketë fund asnjëherë. KQZ mendon se ka vend për përmirësim kuadri ligjor për financimin e partive duhet të rregullohet edhe financimi i subjekteve. Ka ardhur koha që të përfshihen në monitorimin për partitë edhe shpenzimet në median e shkruar dhe rrjetet sociale. Sot raportimi i partive publike është sipërfaqësor, kontrolli mbi to është formal dhe ne nuk kemi mjetet për të çuar më tej kontrollet. Partitë të bëjnë publike çdo gjë. 

Partitë dhe institucionet e tyre administruese kanë pak transparencë edhe brenda vetvetes, për më shumë se 51% të partive nuk kemi të dhëna për vendodhjen e tyre. 80 parti nuk kanë marrë pjesë në të paktën 4 zgjedhjet e fundit nuk ka gjurmë të tyre, në vlerësimin tone ligji duhet të ndryshojë, në kushtet kur nuk bëjmë dot shqyrtimin kapilar të 131 partive, duhet të fokusohet te partitë që marrin pjesë në zgjedhje, kontrolli për të tjerat mund të bëhet me short”, tha Celibashi.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img