Hapësire reklamuese

Politikë

Celibashi takon kryetaren e misionit të OSBE-së: Biseduam për reformën zgjedhore

Shkruar nga Newsbomb
Celibashi takon kryetaren e misionit të OSBE-së: Biseduam për

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një takim gjithën e sotme me kryetaren në detyrë e Prezencës së OSBE-së, ambasadoren Clarisse Pasztory.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Celibashi shkruan se me Pasztory ka zhvilluar një bisedë të thelluar mbi çështjet e reformës zgjedhore në Shqipëri.

Mikprita sot Kryetaren në Detyrë e Prezencës së OSBE-së, Ambasadoren Clarisse Pasztory, me të cilën zhvilluam një bisedë të thelluar mbi çështjet e reformës zgjedhore në Shqipëri. Ambasadorja Pasztory shprehu mbështetjen e saj për KQZ dhe rëndësinë e përshpejtimit të punës së Komisionit Ad-Hoc Parlamentar për ndryshimet legjislative të Kodit Zgjedhor.

Falenderova Ambasadoren Pasztory dhe vlerësova punën e Prezencës së OSBE në Tiranë për ndihmën dhe nxitjen e reformës zgjedhore, sidomos në angazhimin për plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, votimin nga jashtë dhe depolitizimin e administratës zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë,” shkruan Celibashi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese