Hapësire reklamuese

Aktualitet

Celibashi shpall kandidatët fitues në zgjedhjet e 6 marsit:Kemi patur probleme me votimin familjar, nuk ka patur denoncime për shitblerje të votës

Shkruar nga Newsbomb
Celibashi shpall kandidatët fitues në zgjedhjet e 6 marsit:Kemi patur

Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi ka njoftuar përfundimin e procesit të numërimit në 6 bashkitë e vendit.

Ai tha se Partia Socialiste fitoi në Bashkitë e Durrësit, Lushnjës, Dibrës, Rrogozhinës dhe Vorës, ndërsa “Shtëpia e Lirisë” arriti të fitonte në Shkodër.

“Në Vorë votimi u zhvillua nëpërmjet pajisjes së votimit elektronik. nga verifikimet mund të thuhet me bindje se ky proces është realizuar me sukses të plotë. Të paktën nga komunikimet me komisionerët nuk  rezulton  të ketë pasur asnjë lloj problematike. Edhe në këto zgjedhje u  aplikua sistemi i identifikimit elektronik, për këtë do janë info zonja Pelinku”, tha Celibashi.

Më tej Celibashi bëri me dije se kanë hasur shqetësime në lidhje me votimin familjar.

“Kemi patur disa shqetësime në lidhje me votimin familjar apo probleme të karakterit administrativ. Të paktën për KQZ nuk rezulton të ketë patur denoncime për shitblerjen e votës. Do shihen në vijim se mbase dikush ka evidentuar probleme të tilla”, shtoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu