Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
26 °
Pre
25 °
Sht
20 °
E martë, 30 Maj, 2023

Celibashi refuzon për herë të dytë regjistrimin e PD-së në zgjedhje

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi refuzoi për herë të dytë regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet vendore të 14 majit, duke mos u tërhequr nga kërkesa e tij për paraqitjen e deklaratës solemne me firmë të Lulzim Bashës.

Pasi dëgjoi pretendimet e përfaqësuesit të PD-së, Indrit Sefa, Celibashi argumentoi se Lulzim Basha rezulton kryetar i Partisë Demokratike sipas regjistrit për partitë politike në gjykatë, ndaj dhe angazhimi solemn nuk mund të nënshkruhet nga Enkelejd Alibeaj.

“Në vlerësimin tim duhet që ky autorizim, duhet të jetë plotësisht i qartë dhe i plotë, në lidhje me tagrat e të autorizuarit. Dokumentacioni për regjistrtimin e PDSH, i paraqitur prej jush, ka një mangësi themelore, deklarata solemne duhet të jetë e nënshkruar nga vetë kryetari i partisë zoti Lulzim Basha. Por rezulton se është e nënshkruar nga Enkelejd Alibeaj, i cili është autorizuar nga zoti Basha. Në bindjen time, kjo është një dokument që duhet nënshkruar vetëm nga kryetari i partisë”, deklaroi Celbashi.

Vendimi për mosregjistrimin e PDSH-së së Alibeajt, do të apelohet në Komisionion e Ankimeve dhe Sanksioneve brenda tre ditëve.

Celibashi hodhi poshtë kërkesën për regjistrimin e PD-së së Sali Berishës.


Më shumë