Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
29 %
5.7kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
2 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Celibashi pranon ekzistencën e parave të pista: Marrëdhënia e partive politike me paratë, jo transparente

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ilirjan Celibashi, kryekomisioneri i KQZ-së, tha për emisionin “Me pak fjalë”, në Euronews Albania se i takon KQZ-së të mundësojë votimin për emigrantët shqiptarë.

“Politika si për mirë edhe për keq ka mbaruar punë me votën e emigrantëve. Kjo është vetëm në dorë të KQZ-së,” u shpreh ai.

Kryekomisioneri nuk dha siguri se emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e vitit 2021 jashtë territorit të Shqipërisë, por tha KQZ është duke “punuar 24/7 për këtë çështje dhe shumë të tjera”.

“Janë në diskutim të gjitha opsionet. Ne po diskutojmë se si do të bëhet regjistrimi, identifikimi, mënyra e votimit, llogaritja e rezultatit të zgjedhjeve”, shtoi Celibashi.

Gjatë intervistës, z. Celibashi pranoi ekzistencën e parave të pista në financimin e partive politike. Në emisionin “Me pak Fjalë, Celibashi u shpreh se:

“Nuk duhet të kemi iluzion që marrëdhënia parti politike-para do të jetë transparente. KQZ nuk verifikon dot se nga vijnë këto para dhe origjinën e tyre.

Unë nuk e besoj këtë që transparenca të jetë e plotë, por për mua e rëndësishme është të respektoheshin disa rregulla. Së paku paratë të vijnë nga biznesi i ndershëm dhe i ligjshëm. Paratë nuk duhet të vijnë nga bota e krimit.”

Ai tha se deri më sot KQZ nuk ka dërguar asnjë parti politike në prokurori për çështjen e financimit të paligjshëm.

Më shumë


spot_img









spot_img