Hapësire reklamuese

Politikë

Celibashi nuk regjistroi në zgjedhje PD-në, KAS kalon nesër për shqyrtim kërkesën ankimore të Alibeajt

Shkruar nga Newsbomb
Celibashi nuk regjistroi në zgjedhje PD-në, KAS kalon nesër

KAS ka kaluar për shqyrtim kërkesën ankimore të kreut të Komanduar të PD, Enkelejd Alibeaj.

Bëhet me dije se KAS do të shqyrtojë kërkesën ankimore të Enkelejd Alibeajt nesër në një seancë publike në orën 12:00. Po ashtu do të shyrtohet edhe këkesa e grupit të Sali Berishës.

“KAS vendosi bashkimin per shqyrtim te dy kerkesave ankimore 32 dhe 33, ne seancen publike publike ne daten 16.03.2023, ne oren 12 me relator z. Koli Bele”, thuhet në njoftim.

Koli Bele, do të jetë relatori për ankimimin e Partisë Demokratike. Kujtojmë që PD ankimoi në KAS vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, i cili vendosi përfundimisht që PD të mos futet në zgjedhje pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi argumentoi vendimin e tij duke thënë se Lulzim Basha rezulton kryetar i Partisë Demokratike sipas regjistrit për partitë politike në gjykatë, ndaj dhe angazhimi solemn nuk mund të nënshkruhet nga Enkelejd Alibeaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll