Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Celibashi jep të dhënat e fundit: Në shumë qendra votimi po bëhet identifikim manual për shkak të problemit të pajisjes. Ka pasur konflikte mes anëtarëve dhe incidente të tjera

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioneri Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur për mediat duke dhënë detaje lidhur me vijimin e procesit të votimit.

Ai tha se në shumë qendra votimi po bëhet identifikimi manual për shkak se janë hasur probleme me pajisjen e identifikimit elektronik.

Sa i takon incidenteve, Celibashi tha se ka pasur përplasje mes anëtarëve të KQV, por edhe jashtë qndrave.

Ilirjan Celibashi: Aktualisht janë rreth 144 qendra votimi që identifikimi po bëhet manualisht, prej këtyre 83 qendra janë duke zhvilluar procesin. Në disa raste KQV nuk ka pritur për të marrë këshillat e duhura të KQZ si të veprojë me pajisjen dhe ka kaluar në votimin manual të votuesve. Në raste sporadike ka pasur pezullim të votimit për çështje të identifikimit elektronik dhe konflikteve mes anëtarëve të KQV. Por dhe të karakterit të administrimit të procesit zgjedhor, por që nuk ndikon në mbarëvajtjen e procesin,  nuk e rrezikon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Kemi patur sinjalizim që ka patur një grumbullim njerëzish dhe në ambiente të brendshme të shkollës e cila ishte përshtatur për qendër votimi. Brenda këtyre ambienteve duhet të jenë vetëm ata që janë në radhë për të votuar. Kemi dërguar inspektorë të komisionit të zgjedhjeve dhe situata është qetësuar dhe procesi është duke u zhvilluar normalisht.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img