Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Celibashi gjobit me 3 mijë lekë anëtarët e KZAZ-ve: Kanë numëruar më pak se 50% të qendrave të votimit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka bërë një përditësim të të dhënave të fundit lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor deri në këto momente.

Ajo tha se nga 92 vende numërimi, janë 18 prej tyre që kanë numëruar më pak se 50% të qendrave të votimit që kanë në administrim.

Ndaj Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka vendosur sanksione administrative 3 mijë lekë për këta anëtarë që nuk kanë kapur orën 22:00 të parashikuar në nenin 122 pika 1 e Kodit Zgjedhor.

Drilona Hoxhaj: Më lejoni të bëj një përditësim lidhur me procesin e numërimit të votave në 92 vende të numërimit të votave. Ka mbaruar numërimi për subjektet dhe kandidatët në 39 KZAZ, në 35 KZAZ kanë arritur të numërojnë vetëm mbi 50% të qendrave të votimit që kanë në administrim ndërsa 18 KZAZ kanë numëruar më pak se 50% të qedrave të votimit. Më lejoni t’ju informoj se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka vendosur sanksione administrative 3 mijë lekë për anëtarët e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor që janë numëruar më pak se 50 qendra votimi. Sanksioni parashikohet për mos-respektim të nenit 122 pika 1 e Kodit Zgjedhor që përcakton se tabela përmbledhëse e rezultateve të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor nxirret nga KZAZ jo më vonë se ora 22:00.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img