Hapësire reklamuese

Aktualitet

Celibashi flet për zgjedhjet e 25 prillit: 902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara (Çfarë tha për votën e personave me Covid)

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi ka folur në një konferencë për media duke dhënë më shumë detaje në lidhje me koalicionet  për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai është shprehur se janë depozituar tre kërkesa për koalicione të partive.

Celibashi tha se lista e zgjedhësve nuk ndryshon ajo është 3, 584  milionë zgjedhës, mes të cilëve 902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara.

“Dje ishte afati i fundit për regjistimin e koalicioneve dhe situata në lidhjet me kërkesat për të prezantuar është si vijon: deri dje janë depozituar 3 kërkesa. Alenaca për ndryshim që përbëhet nga 13 parti. Koalaicioni tjetër i titulluar Aleanca Ora Kombëtare e Migracionit Bashkimi popullorë dhe Konservator përbëhet nga katër parti dhe kualicioni tjetër i titulluar Aleanca nga shtatë parti.

Lista e zgjedhësve nuk ndryshon dot më, ato janë 3, 584  milionë zgjedhës, mes të cilëve 902 mijë zgjedhës me karta apo pasaporta të skaduara. KQZ do t’i kërkojë qeverisë shtyrjen e vlefshmërisë së kartave dhe pasaportave. Deri tani nuk kemi asnjë rezultat konkret për votën e emigrantëve. Nuk kam qenë asnjëherë optimist për këtë proces. Kam qenë dëshirëplotë. Por nuk kemi pasur kohë”, ka thënë Celibashi.

Ndër të tjera ai ka folur edhe sesi do të funksjonojë vota për personat e prekur nga Covid që nuk do të munden t’i drejtohen kutive të votimit.

“Kjo është një cështje jashtë KQZ-së. Në kuptim të rregullit që do të ndiqet. KQZ është administruse e procesit zgjedhor, mund të merret një opinioni, por kjo më së pari është cështje rregulli. Për këtë duhet të merret parlamenti,” tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu