Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Celibashi: Deri më tani janë numëruar mbi 1.55 milionë vota, PS merr 74 mandate. Disponojmë pamje filmike që…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me ecurinë e deritanishme të procesit të numërimit të votave.

Ai ka thënë se der më tani janë numëruar 4952 qendra ku është votuar të barabarta me 1.551.921 votues.

Qarqet që kanë mbetur pa u mbyllur numërimi janë Durrësi dhe Tirana. Celibashi tha se nga projeksionet e deritanishme Rama merr 74 mandate.

Celibashi: Në lidhje me ecurinë e deritanishme të procesit zgjedhor ju bëj me dije se ka përfunduar numërimi për subjetktet në 4952 qendra votimi nga 5199 në total. Ka përfunduar tërësisht procesi i numërimit për partitë, koalicionet për qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Dibër, Berat dhe Vlorë. Për Tiranën dhe Durrësin procesi ka përfund në 11 ZAZ dhe janë në proces 270 qendra të tjera. Procesi i numërimit të votave për kandidatët ka përfunduar për 12 vende numërimi dhe ka filluar për 23 vende numërimi të tjera. Pjesëmarrja për 4952 qendra votimi është 45.72% e barabartë me 1.551.921 votues nga 3.393.748 në listat e këtyre qendrave të votimit. Bazuar sa më sipër rezu paraprake janë:

PSD 2.24% 3 mandat

BK 0.3%

LDSH 0.3%

BD 0.53%

ABEOK 0.09%

LSI 6.84% 4 mandate

Nisma Thurje 0.64%

PD 39.40% 59 mandate

Lëvizja për Ndryshim 0.45%

PS 48.8% 74 mandate

Bojken Abazi 0.7%

KQZ disponon të gjitha pamjet filmike gjatë procesit të numërimit të votave dhe KQZ do ia mundësojë këto pamje filmike subjekteve politike dhe ato t’ja shpërndajnë kandidatëve të tyre.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img