Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çelen dyert e universiteteve, për herë të parë mësuesia renditet e treta

Shkruar nga Newsbomb

Sot nisi viti i ri akademik 2018-2019.

Rreth 83 mijë studentë në ciklin e parë të studimeve nisin vitin e ri akademik, ndërsa 22 mijë prej studentëve prekin për herë të parë auditoret e universitetit.

Këtë vit hapen 103 programe të reja studimi, 49 në profesional dhe 54 në bachelor. Ndërkohë që për herë të parë mësuesia është renditur e treta në preferencat e maturantëve pas ekonomikut dhe shkencave sociale pasi rreth 16 % e studentëve janë regjistruar për mësuesi.

Edhe këtë vit 80% e studenteve zgjodhën universitetet publike. Për herë të parë në degët e mësuesisë u aplikua nota mesatare mbi 7. 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.