Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
37 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Çela raporton në Komisionin e Ligjeve: Kriminaliteti më i lartë në Gjirokastër, u rrit me 15% (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ditën e sotma ka raportuar në Komisionin e Ligjeve ecurinë gtjatë vitit 2020.

Ai tha se gjatë vitit 2020 kriminaliteti në Gjirokastër u rrit me 15%, teksa tha se numri më i lartë i procedimeve është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës.

“Gjatë vitit 2020 janë ndjekur rreth 44 mijë procedime. Në 2020 Gjirokastra me kriminalitetin me të lartë. Gjatë 2020 u rrit kriminaliteti me 15% në Gjirokastër. Në 2020 janë pushuar 63.4% e çështjeve.

Kjo rënie mbetet të jetë pjesë e një analize në 2021. Janë dërguar 740 kërkesa për miratim marrëveshje fajësie. Pothuaj në nivelet e një viti më parë. Gjykata ka refuzuar në 45 raste, pothuajse e njëjtë një vit më parë.

Gjatë 2020 është vendosur pezullimi i hetimit për 9 mijë e 4 çështje, ulje në krahasim me 2019.

Në 2020 rezulton se janë dënuar 8022, kurse për 152 të pafajshëm, ka ulje në krahasim me 2019.

Efektiviteti i ndjekjes penale.

Trafiqet e paligjshme, shumë i ulët. 31.25% në gjyq, të tjerat janë pushuar. Ka një ulje 12.54 të procedimeve për veprat penale të këtij grupi.

Narkotikët

Rritje prej 17.8% të procedimeve në krahasim me 2019. Ndjekja penale ka rezultuar efektive sepse janë rritur.

Efektiviteti i  ndjekjes penale të dhunës në familje ka qenë i lartë.

Pesha specifike që zë kjo vepër penale është 92.23% njëjtë me 2019. Ecuria në 5 vite tregon se ësthë ulur në numrin e procedimeve të regjistruara në krahasim nga 2016 në 2020.

Shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor

Treguesi është i ulët, 42.1% në gjyq, të tjerat janë pushuar. Tendencë në ulje me 14.2% në krahasim me 2019.

Lufta kundër pastrimit të parave, ka qenë prioritet në 2020. Synimi ynë ka qenë forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional. Në korrik nënshkruam memorandum për masat administrative për rritjen e efikasitetit.

Këto akte evidentojnë progresin e luftës ndaj krimit, gjurmimin, krijuan seksione të veçanta në Prokurori, Drejtoritë e Policisë.”- tha Çela.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img