Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Çela dhe Kraja në Belgjikë, dy krerët e akuzës shqiptare vendosin kontakte të reja për të luftuar krimin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy krerët e akuzës shqiptare, kryeprokurori Olsian Çela dhe kreu i Prokurorisë Speciale Arben Kraja, kanë qenë dje në Bruksel, për të marrë pjesë në përvjetorin e 20-të të Prokurorisë Federale të Belgjikës.

Të pranishmit ishin në një linjë, që krijimi dhe jetëgjatësia e një strukture prokurorie të specializuar dhe qendrore është e domosdoshme për të patur sukses në luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe terrorizmit.

Sipas tyre, vendosja e kontakteve dhe bashkëpunimi ndërkombëtar ndërmjet prokurorive të posaçme është e domosdoshme për të arritur suksesin. Gjithashtu, në takim u theksua fakti që lufta kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe terrorizmit është një betejë e gjatë dhe e vazhdueshme, që duhet realizuar në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet strukturave të zbatimit të ligjit.

Drejtuesi i SPAK Arben Kraja, zhvilloi takime me personalitetet e ftuar dhe veçanërisht me drejtuesit e prokurorive prezente në takim, në kuadër të vendosjes së kontakteve të reja. “SPAK është i vendosur që bashkëpunimin e  shkëlqyer që ekziston me Prokurorinë Federale Belge t’a vazhdojë duke dhënë më shumë rezultate konkrete”, thuhet në njoftimin e organit të akuzës.

Pjesëmarrja e përzgjedhur në këtë ceremoni përbëhej nga funksionarë të lartë të Brukselit por edhe më gjerë si: Kryeprokurori Federal Belg,  z. Frederic Van Leeuw; President i Senatit Belg, znj. Stėphanie D’Hose; Ministri i Drejtësisë Belge, z. Vincent VanQuickenborne; Ministër i Brendshëm, znj. Annelies Verlideen; Prokurori i Prokurorisë Kombëtare Franceze të Antiterrorit, z. Jean-Francois Ricard; Kryeprokurori Publik i Prokurorisë Kombëtare Hollandeze, z. John Lucas; Prokuror i Përgjithshëm i  Serbisë, znj. Zagorka Dolovac;  Drejtues i Prokurorisë kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Rumani, znj. Oana Daniela Patu; Prokurori i Përgjithshëm i RSH, z. Olsian Çela.

Më shumë




spot_img








spot_img