Hapësire reklamuese

Aktualitet

Çekia po diskuton pezullimin e lëvizjes së lirë për Ballkanin Perëndimor

Shkruar nga Newsbomb
Çekia po diskuton pezullimin e lëvizjes së lirë për

Republika Çeke po diskuton mundësinë e pezullimit të lëvizjes së lirë për vendet e Ballkanit Perëndimor, për shkak të fluksit të emigrantëve.

Presidenca çeke thotë se nga vende si Shqipëria dhe Serbia po shkojnë drejt Bashkimit Europian një numër i lartë azilkërkuesish nga Kuba, India dhe Turqia.

“Shtetasit nga Turqia, Tunizia, India, Kuba dhe Burundi, në veçanti, hyjnë legalisht (pa viza) në Serbi (dhe nga disa prej këtyre vendeve edhe në Shqipëri) dhe një numër shumë i lartë lëviz në mënyrë të parregullt më tej drejt shteteve anëtare të BE-së”, thuhet në reagimin e Presidencës çeke.

Sipas zyrtarëve çekë, kombësitë që zgjedhin këtë itinerar janë të pazakonta, por ekziston mundësia e rritjes së fluksit.

Shifrat e emigrantëve të paligjshëm drejt BE-së mbeten të larta me 60,000 sirianë dhe shtetas nga Afganistani që kanë hyrë drejt bllokut për periudhën janar-gusht, krahasuar me 51,000 në të njëjtën periudhë një vit më parë.

Ndërkohë, numri i personave që vijnë nga Ballkani Perëndimor, me origjinë nga Burundi gjithashtu është rritur ndjeshëm me 259 deri më tani këtë vit krahasuar me zero vitin e kaluar. Në të njëjtën kohë, ka pasur një numër në rritje të kubanëve me 339 kundrejt 36 vitin e kaluar, indianët 4469 këtë vit krahasuar me 557 në 2021, tunizianët 5777 kundrejt 842 dhe turqit 6186 kundrejt 1652 një vit më parë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll