Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Çekia goditet nga tornadoja shkatërruese, qindra të plagosur dhe të zhdukur nën rrënoja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një tornado shkatërruese ka përfshirë disa fshatra në Republikën Çeke.  Sipas mediave të huaja mësohet se deri tani tre persona kanë humbur jetën dhe mbi 150 persona kanë mbetur të plagosur.

Stuhia që goditi juglindjen e vendit shkatërroi çatitë e ndërtesave në qytetet Brecllav dhe Hodonin, gjithashtu shkuli pemët dhe përmbysi makina.

Nga videot e postuara në rrjetet sociale vendet më të goditura dukeshin si një zonë lufte. Menjëherë ekipet e shpëtimit nga i gjithë vendi, gjithashtu edhe nga Austria dhe Sllovakia fqinje janë vendosur në gadishmëri duke u ardhur në ndihmë personave të plagosur, gjithashtu po bëjnë të pamundurën për të gjetur përsonat që ende rezultojnë të zhdukur.

Një zëdhënëse lokale e shërbimeve të urgjencës, Hedvika Kropackova, tha se ka ende viktima dhe se disa njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja. Ministri i Brendshëm çek, Jan Hamacek, në një deklaratë për mediat tha se gjendja është shumë serioze dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme.

Tornadoja shkaktoi edhe ndërprerje të mëdha të trafikut dhe la mbi 100,000 shtëpi pa energji elektrike gjatë natës.

Më shumë

spot_img
spot_img