Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
59 %
0.5kmh
0 %
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
9 °
Hën
9 °
E enjte, 9 Shkurt, 2023

CDU-ja gjermane i “mbyll derën” Sali Berishës: Jemi në një linjë me Amerikën! Nuk bashkëpunojmë me “non-gratat”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i Bundestagut gjerman Peter Bayer, thotë se Gjermania është në një linjë me amerikanët për shpalljet e politikanëve “non-grata”, shkruan newsbomb.al. Nga Tirana ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Bayer ka folur dhe për Sali Berishën.

Përfaqësuesi i partisë simotër me PD shqiptare në Gjermani, i ka “mbyllur derën” Sali Berishës dhe grupimit të drejtuar prej tij, duke thënë se bashkëpunimi do të jetë shumë i vështirë në të ardhmen pas zhvillimeve në selinë blu.

“Unë nuk jam këtu për të folur në mënyrë zyrtare dhe për të marrë anën e njërit apo tjetrit grupim. Në mënyrë të qartë dua, dhe jo vetëm për këtë arsye, por dhe për faktin se aleatët amerikanë, aleatët më të ngushtë tanët jashtë BE, kanë të njëjtin këndvështrim si ne në Gjermani.

Nuk ka asnjë diferencë në qëndrimet tona për një person që është shpallur “non-grata”. Edhe ne e kemi të vështirë të përfytyrojmë një bashkëpunim në të ardhmen”, u shpreh Peter Bayer, deputet i CDU në Bundestagun gjerman. Ai tha se synimi nuk është mbajtja e anës, por zgjidhja e problemeve në partinë më të madhe opozitare në Shqipëri.

Në fjalën e tij, Bayer tha se është “i paimagjinueshëm” bashkëpunimi i tyre me Sali Berishën, për sa kohë ai është një person i shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë


spot_img









spot_img