Hapësire reklamuese

Politikë

“Çdo tullë këtu e ka një emër”, Rama në ndarjen e 155 shtëpive në Thumanë: Mezi e kam pritur këtë moment

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një ceremoni të organizuar për shpërndarjen e 155 banesave në Thumanë, për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

I pranishë ka qenë edhe kryebashkiaku Artur Bushi, si dhe kreu i fondacionit bamirës Firdeus, Elvis Naçi.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka falenderuar shqiptarët që u bënë bashkë për t’i ardhur në ndihmë qindra familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrimtar.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Mezi e kam pritur këtë moment kur të gjitha punët do të bëheshin bashkë dhe të gjtha banesat do të merrnin jetë. Për më tepër, jam thellësisht i kënaqur sot që pasi i kemi çelur dyert e apartamenteve në një ditë Krishtlindjesh, sot çelim dyert në një ditë të bekuar Bajrami. Dhe me këtë rast dua të uroj me zë të gjithë besimtarët myslimanë që të ketë qenë një muaj i bekuar agjërimi, të kenë shëndet dhe e mira i priftë në familjet dhe jetët e tyre. Më vjen mirë që jam bashkë me Elvisin, dhe jemi këtu për të kremtuar një përpjekje të përbashkët, ku të gjithë bënë atë që mundën dhe dhanë aq sa mundën. Në çdo tullë në këtë lagje ka një emër dhe mbiemër të dikujt që është i panjohur, të dikujt që s’ka kaluar kurrë nga Thumana por ka dhënë një copëz nga vetja në mënyrë që nipa, fëmijë, gjyshe, gjyshër të kenë një strehë.

Lagja e re në Thumanë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu