Hapësire reklamuese

Politikë

“Çdo sulm ndaj Kosovës, është sulm ndaj Shqipërisë”, Vuçiç: Deklarata e Ramës e tmerrshme

Shkruar nga Newsbomb
“Çdo sulm ndaj Kosovës, është sulm ndaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar lidhur me deklaratën që kryeministri Edi Rama bëri dy ditë më parë gjatë një interviste për ATV .

Rama tha se Kosova nuk është vetëm dhe se “çdo sulm mbi Kosovën, është sulm mbi Shqipërinë”.

“Shqipëria nuk është thjesht një entitet gjeografik apo një entitet shtetëror që ka lidhje speciale me Kosovën dhe çdo sulm mbi Kosovën, është sulm mbi Shqipërinë”, tha Rama.

Për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç deklarata e Ramës ishte e “tmerrshme”. Vuçiç deklaroi se Serbia do të mbrojë marrëdhëniet e saj me Evropën, por edhe se “nuk do të shkelë marrëdhëniet e saj me Rusinë apo Kinën”.

Gjithashtu ai nënvizoi se Serbia nuk ka “ndërmend të sulmojë”.

“Për sa na përket neve, nuk kemi nevojë të sulmojmë askënd dhe nuk do ta bëjmë. Ne kemi nevojë për Evropën, ndoshta jo hipokrizinë e saj, por nuk mund të bëjmë pa të”, tha Vuçiç.

Sakaq Vuçiç shprehu pakënaqësinë e tij për faktin që askush nuk reagoi pas deklaratës së Ramës. Sipas Vuçiç nëse një deklaratë e tillë do të bëhej nga ana e Serbisë, do të kishte shumë reagime.

“U dëgjua nga një shtet fqinj se nëse dikush sulmon Kosovën, edhe pse nuk e di kush do të sulmonte, Shqipëria nuk do ta lejojë dhe do të jetë në anën e saj. Pas një deklarate kaq të tmerrshme, dëgjohej vetëm një heshtje e madhe, aq e fortë saqë heshtja ishte e pakëndshme. Askush nuk iu përgjigj deklaratave të tilla, imagjinoni sikur dikush nga ne ta kishte thënë këtë, do të kishit dëgjuar bubullimat e mallkimeve, fyerjeve dhe fushatave më të pista nga e gjithë bota”, tha Vuçiç.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese