Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

“Çdo pikë gjaku, përgjegjësi e Ramës”, Meta thirrje partive opozitare: Hapni sytë nga çdo provokim, mbroni votat e shqiptarëve!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka komentuar incidentin e mbrëmjes së sotme në Kavajë, ku gjatë një sherri u plagos sekretari i PD dega Kavajë, Bledar Okshtuni.

Kreu i shtetit u shpreh se për çdo plagosje që mund të mund të ndodhë, përgjegjësia sipas tij bie mbi kryeministrin Edi Rama, Ardi Veliun dhe mbi prokurorët që nuk hetojnë denoncimet.

Meta u bëri thirrje partive të opozitës, sidomos PD dhe LSI që të jenë shumë të kujdesshme më 25 prill ndaj çdo provokimi dhe komisionerëve që të jenë aty për të mbrojtur çdo votë të shqiptarëve.

Pyetje: Ngjarja e Kavajës, plagosja në zyrat e PD-së?

Meta: Çdo plagosje e pikë gjaku që mund të derdhet është përgjegjësi personale e Edi Ramës e Ardi Veliut, prokurorëve që nuk hetojnë denoncimet që kanë ndodhur deri më tani. Qytetarët nuk kanë pse të përplasen, çdo parti ka të drejtë të kërkojë votën. Shteti nuk mund të bëhet palë me vagabondët. Ky regjim patronazhist do të ndëshkohet me formën më të rëndë.

Pyetje: Parlamenti i ri, mendoni se do të jetë më cilësor apo si ky kemi aktualisht?

Meta: Si ky parlament nuk ka pasur Shqipëria dhe nuk ka për të patur tërë jetën. Fundi I fundit të parlamentarizmit.

Pyetje: Thirrjet për partitë para 25 prillit?

Meta: Thirrja për qytetarët është më e rëndësishme. Partitë që të resppektojnë kodin e të jenë të kujdeshme, sidomos për partitë e opozitës, duhet të jeni shumë të kujdeshëm nga çdo provokim, të hapin sytë. Unë do të komunikoj me ato në konferenca shtypi, ju them komisionerëve të opozitës se jeni aty për të mbrojtur çdo votë të shqiptarëve, për të djegur çdo manovër që cënon standardet e zgjedhjeve, jeni aty për të mbrojtur edhe votat për kandidatët në mënyrë që të mos degradojë procesi, pasi mund të ketë kompromentime. Duhet të respektohet me rigorozitet çdo votë.

spot_img

Më shumë

GSH

Koha Jone

Fjala

RD

Dita

spot_img
spot_img