Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

‘Çdo ditë raportohen mbi 1000 infektime’, Meta: Të jeni të sigurt se janë dyfishi apo trefishi! Të mos bëhen diferencime klasore me vaksinat

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se edhe pse raportohen çdo ditë mbi 1000 raste pozitive, zyrtarisht janë dy ose tre-fishi në realitet.

Ai tha se e rëndësishme është që të mbahen kontakte me mjekun e familjes, ndërkohë ka folur edhe për vaksinimin. Referuar deklaratave të kryeministrit për vaksinimin e “personaliteteve”, Meta tha se “nuk jemi në situatë për të bërë diferencime klasore”.

Meta: Së dyti, ajo që është shumë e rëndësishme është se çfarë po bëjmë sot? Sepse nëse raportohen zyrtarisht 1000 e ca të infektuar çdo ditë, të jeni të sigurt se janë dyfishi apo trefishi, të cilët po mjekohen në familje dhe që nuk janë të raportuar. Në këtë moment është tepër i rëndësishëm fokusimi tek roli i mjekut të familjes, përcaktimi i protokolleve të qarta, ndërhyrja e shtetit për ato medikamente apo antivirusë, që kanë rezultuar të suksesshëm dhe që mund të blihen lirë në sasi të mëdha dhe të vihen në dispozicion të qytetarëve.

Këto janë çështjet më emergjente, përveç rritjes së kapaciteteve të të gjitha spitaleve rajonale, sepse është e qartë që me kapacitetet ekzistuese është i pamundur përballimi i fluksit.  Një alternativë efikase është shtimi i personelit qoftë duke angazhuar studentë të mjekësisë apo të infermierisë në mbështetje të të gjithë personelit që po merret me këtë sfidë dhe me këtë betejë.

Pyetje: Ndoshta për të shmangur edhe vëmendjen nga kjo situatë, kryeministri ka hedhur dje një ide: Të një vaksinimi selektiv të personaliteteve të moshuara. A është e drejtë?

Meta: Nuk jemi në situatë për të bërë diferencime klasore, pasi askush nuk e ka këtë të drejtë. Të gjithë qytetarët janë të barabartë, sidomos kur bëhet fjalë për jetën dhe për shëndetin e tyre.

Të gjithë duhet të trajtohen si të tillë. Natyrisht, janë disa fasha që janë më të rëndësishme, siç janë mjekët, sanitarët, personeli që ndeshet me këtë sfidë, mosha e tretë, që mund të rezultojë më problematike, invalidët apo persona të tjerë, por çdo diferencim tjetër pastaj ngjan si klasor.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img