Hapësire reklamuese

Bota

CDC shkurton periudhën e karantinës, ja sa ditë pas infektimit mund të dilni nga shtëpia

Shkruar nga Newsbomb

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan periudha më të shkurtra karantine të lidhura me koronavirusin, pak përpara udhëtimeve të parashikuara për pushimet e fundvitit.

CDC njoftoi dy periudha karantine të pranueshme, megjithëse vuri në dukje se 14 ditët e karantinës të vendosura më parë janë mënyra më e mirë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit.

Zyrtarët thanë se karantina tashmë mund të përfundojë pas 10 ditësh pa një provë COVID-19, nëse personi nuk raporton simptoma, ose pas shtatë ditësh me një rezultat negativ të testit nëse personi nuk raporton asnjë simptomë.

Agjencia këshilloi që njerëzit duhet të shikojnë për simptomat e COVID-19, 14 ditë pas infektimit. Pas studimeve të reja, gjatësia më e shkurtër e karantinës shpresohet se do të zvogëlojë vështirësitë ekonomike dhe stresin mes personave që kalojnë koronavirusin.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll