Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
1kmh
0 %
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
23 °
E shtunë, 10 Qershor, 2023

Cassano hedh në gjyq Parmën dhe Rezart Taçin për pagat e 6 muajve

Lajme të ngjashëm

Antonio Cassano e ka nisur ashpër mënyrën e komunikimit me drejtuesit shqiptarë të Parmës, pronarin “në hije” Rezart Taçi dhe presidentin e ri të emilianëve, Ermir Kodra. Sulmuesi barez ish lojtar i kombëtares që po kërkon me ngulm për tu rikthyer sërish në një klub elitar Italian, ka nisur një aksion ligjor kundër ekipit të tij.

“Fantantonio” siç quhet ndryshe Cassano, ka hedhur në gjyq Parmën për mospagimin e rrogës në 6 muajt e fundit, një hap që nuk pritej pavarësisht problemeve ekonomike të verdhebluve të serie A, që kanë kaluar në duart e biznesmenit shqiptar të naftës, Rezart Taçi.

Kjo lëvizje e Cassanos ka zgjuar interesin e Interit dhe Juventusit, në kërkim të rregullimeve në merkato. Merkatoja mbyllet në 2 Shkurt dhe mbetet për tu kuptuar nëse presidenti Ermir Kodra, do ta kalojë në këto 10 ditë testin e parë të vështirë të detyrës së tij.

Më shumë