Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Çantën plot me euro të padeklaruara drejt Rinasit, procedohet 26-vjeçari nga Mali i Zi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 26-vjeçar nga Mali i Zi është proceduar penalisht, pasi nuk deklaroi shumën e parave në Rinas.

Policia e Shtetit bën me dije se gjatë kontrollit në çantën e të riut  me inicialet M. V., gjeti dhe sekuestroi  16.930 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Tashmë 26 vjeçari akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Njoftimi i Policisë:

Rinas

Nuk deklaroi shumën e parave në kufi, procedohet penalisht 26-vjeçari.

Sekuestrohen 16.930 euro të padeklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasin M. V.

Gjatë kontrollit, në çantën e dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16.930 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi M. V., 26 vjeç, banues në Podgoricë, Mal i Zi, u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img