Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
50 %
3.1kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Çantën “FULL” me euro drejt kufirit, arrestohet i riu në Qafë Thanë, policia sekuestron paratë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia në pikën kufitare Qafë-Thanë ka sekuestruar 17.770 euro të padeklaruara.

Sipas njoftimit është vënë në pranga një shtetas me iniciale Z. N., 34 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Shuma e parave u gjet dhe sekuestrua pas kontrollit të ushtruar në mjetin e 34-vjeçarit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Qafë-Thanë

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec dhe autoritetet doganore, parandalojnë dhe godasin një rast të mosdeklarimit të një shume parash në euro.

Arrestohet në flagrancë një shtetas maqedonas.

Sekuestrohen 17.770 euro të padeklaruara.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm mjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Z. N., 34 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, në një çantë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 17.770 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar.

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të 34-vjeçarit.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec.

Më shumë

spot_img
spot_img